Gëzim Halilit i kthehet drita e syrit


Pas dy muaj qëndrimi në Gjermani,pas vizitave të panumërta në klinikën e Syve  të UNIVERSITATS KLINIKUM në FREIBURG të Gjermanisë,pas dy operacioneve të njëpasnjëshme të suksesshme ,Gëzim Halili kthehet në Tetovë i gëzuar dhe i lumtur sepse tani atij i është kthyer drita e syve .
Familja Halili edhe njëherë falënderon të gjithë ata që ndihmuan që ky aksion të përfundoj me shumë sukses:
Kryetarin e Komunës së Tetovës Z. Sadi Bexheti dhe Këshillin e Komunës së Tetovës që miratuan dhe ndihmuan me 290.000 denarë,Shkollën Fillore MIGJENI nga Tetova që  ndihmoi me 750 euro,shumë persona te Tregu i Gjelbërt në Tetovë të cilët me vetëorganizim mblodhën mbi 500 euro ,Sun and Stars nga Tetova që ndihmoi me 500 euro , agjencinë e udhëtimeve Durmo Tours nga Gostivari që ndihmoi me 500 euro dhe hoqi shpenzimet e udhëtimit për në Gjermani për familjen 3 anëtarëshe. Falënderojnë shumë individë,institucione dhe afaristë nga vendi e diaspora që kanë kontribuar me shuma të ndryshme në xhirollogarinë e tyre. Gjithashtu falënderojnë mediumet shqiptare që bënë sensibilizimin e opinionit: Tv Koha – Tetovë, Tv Art - Tetovë,Tv 2 - Gostivar, MTV2, portalin studentor www.studentet.info, gazetën Koha,gazetën Bota Sot që del në diasporë dhe shumë individë , portale e faqe të ndryshme që e publikuan dhe e shpërndanë kërkesën e tyre në internet.
Një falënderim special bëhet për familjen Salihi dhe në veçanti për zonjën Ferdeze Salihi që ndërmjetësoi në të gjitha kontaktet me spitalin ,që gjatë dy muajve u përkujdes maksimalisht për mbarëvajtjen e qëndrimit në Zvicër dhe Gjermani dhe në të gjitha relatat me spitalin, e cila gjithashtu kishte dhënë ndihmesën kryesore në operacionin pararendës para 4 vitesh.


Gezim Halili niset drejt Gjermanise

Me 21 prill Gezim Halili se bashku me prinderit e tij u nis drejt Gjermanise per te realizuar operacionin e syve.Falenderojme kompanine Durmo Tours,qe kishte ndihmuar me 500 euro ne fillim te aksionit per mbledhjen e ndihmave,kurse tani familjes Halili Jua mundesoi edhe udhetimin falas drejt Gjermanise.Urojme qe operacioni i Gezimit te dale me sukses,kurse atyre qe ndihmuan Zoti i shperblefte per humanizmin e tyre!


FALËNDERIM PUBLIK

Familja Halili nga Tetova falënderon të gjithë ata që bënë një reagim të paparë njerëzor dhe human pas publikimit të kërkesës për ndihmë për mbulimin e shpenzimeve të operacionit të syve të pjesëtarit tonë të familjes,fëmijës sonë 5-vjeçar Gëzim Halilit.
Në rradhe të parë falënderojmë mediumet shqiptare që bënë sensibilizimin e opinionit:
Tv Koha – Tetovë, Tv Art - Tetovë,Tv 2 - Gostivar, MTV2, portalin studentor www.studentet.info, gazetën Koha,gazetën Bota Sot që del në diasporë dhe shumë individë , portale e faqe të ndryshme që e publikuan dhe e shpërndanë kërkesën tonë në internet.
Falënderojmë Kryetarin e Komunës së Tetovës Z. Sadi Bexheti dhe Këshillin e Komunës së Tetovës që për rastin tonë miratuan dhe ndihmuan me 290.000 denarë,
Falënderojmë Shkollën Fillore MIGJENI nga Tetova që na ndihmoi me 750 euro,
Falënderojmë shumë persona te Tregu I Gjelbërt në Tetovë të cilët me vetëorganizim mblodhën mbi 500 euro për të na ndihmuar.
Falënderojmë firmat Sun and Stars nga Tetova dhe Durmo Tours nga Gostivari që ndihmuan me nga 500 euro ,kurse San and Stars ofron edhe një vend pune për një pjesëtar të familjes.
Falënderojmë shumë individë,institucione dhe afaristë nga vendi e diaspora që kanë kontribuar me shuma të ndryshme në xhirollogarinë tonë dhe emrat e tyre do te publikohen në faqen qendrore të krijuar enkas për këtë rast : www.gezimhalili.blogspot.com
Falënderojmë edhe shumë individë të tjerë anonimë që u solidarizuan me ne,sepse solidariteti i tyre na ka dhënë një nxitje të jashtëzakonshme që së shpejti të aktivizojmë një shoqatë humanitare transparente dhe të ndihmohen të gjithë njerëzit dhe veçanrisht fëmijët që mund të kenë nevojë për ndihmën tone dhe të komunitetit.
Me respect për të gjithë
Familja Halili
Tetovë

Apel per ndihme!



Quhet Gëzim Halili dhe ka lindur në Tetovë më 09.05.2005.Fatkeqësisht trashëgoi sëmundje të syrit si katarakti dhe strabizmi.Pas peripecive të shumta me mjekët në Maqedoni,prindërit e tij bien në kontakt me UNIVERSITATS KLINIKUM ne FREIBURG te Gjermanise.Për të përballuar shpenzimet e operacionit u kërkua ndihma e miqeve,po fati u ndihmoi shumë falë bujarisë së një pronari te nje banke në Kostanz.Në këtë bank punonte një familjare e tyre dhe fati e deshi që krejt shpenzimet e operacionit t`i marre persiper pronari i kesaj banke pasi u njoh me problemin e Gezimit.
Operacioni i parë kaloi me shumë sukses por tani duhet t`i nënshtrohet operacionit të dytë
Operaciooni i parë ishte për kataraktin.Tani pason operacioni i dytë për strabizmin.Operacioni kushton 10 mijë euro nga të cilat prindërit e tij kanë mundur të sigurojnë vtëm 3 mijë euro.Pra bëhet fjalë që të sigurohen edhe 7 mijë euro.

Kjo letër do Ju drejtohet shumë njerëzve me shpresën se do trokas në ndjenjën humaniste të cdokujt që të grumbullohen sa më shpejt këto mjete të nevojshme që Gëzimit t`i kthehet drita e syrit dhe gëzimi fëmijëror.

Prindërit kanë hapur një xhirollogari në Pro Credit Bank ku Ju mund te jepni ndihmen Tuaj


Pro Credit Bank
Name of the Beneficiary:Florim Halili
Beneficiary address : ul.146 br. 41, 1200 Tetovo R. Makedonia
IBAN: /MK07 (account no in PCB ) MK07380227873901282
Bank of beneficiary :ProCredit Bank, Macedonia
SWIFT : PRBUMK22XXX






Për të qenë cdo gjë transparente është hapur edhe kjo faqe në internet ku do bëhet transparente cdo ndihmë që do jepet dhe gjithashtu do publikohen rezultatet e këtij aksioni dhe të operacionit.

Vendbanimi i përhershëm i familjes Halili është në
Rr. 146, nr 41 në Tetovë,
kurse numri i celularit për kontakt të drejtpërdrejt me këtë familje është
070 848 414

Emaili: limi.2010@hotmail.com

Gëzimi është i vogël ,më 9 maj 2010 i mbush 5 vjet kurse dioptrinë e syzeve e ka -12.Nëse nuk e kryen operacionin e domosdoshëm të kontraktuar me klinikën gjermane,atëherë ai do shkoj drejt verbërisë .Prindërit e Tij po bëjnë përpjekje të mëdha që të sigurojnë fondin që iu duhet.Edhe Ju mund të ndihmoni me ndonjë shumë modeste.Familja Halili është në nevojë dhe do Ju ishte mirënjohëse edhe për një euro.

  © Blogger template 'TotuliPink' by Ourblogtemplates.com 2008

Back to TOP