Gëzim Halilit i kthehet drita e syrit


Pas dy muaj qëndrimi në Gjermani,pas vizitave të panumërta në klinikën e Syve  të UNIVERSITATS KLINIKUM në FREIBURG të Gjermanisë,pas dy operacioneve të njëpasnjëshme të suksesshme ,Gëzim Halili kthehet në Tetovë i gëzuar dhe i lumtur sepse tani atij i është kthyer drita e syve .
Familja Halili edhe njëherë falënderon të gjithë ata që ndihmuan që ky aksion të përfundoj me shumë sukses:
Kryetarin e Komunës së Tetovës Z. Sadi Bexheti dhe Këshillin e Komunës së Tetovës që miratuan dhe ndihmuan me 290.000 denarë,Shkollën Fillore MIGJENI nga Tetova që  ndihmoi me 750 euro,shumë persona te Tregu i Gjelbërt në Tetovë të cilët me vetëorganizim mblodhën mbi 500 euro ,Sun and Stars nga Tetova që ndihmoi me 500 euro , agjencinë e udhëtimeve Durmo Tours nga Gostivari që ndihmoi me 500 euro dhe hoqi shpenzimet e udhëtimit për në Gjermani për familjen 3 anëtarëshe. Falënderojnë shumë individë,institucione dhe afaristë nga vendi e diaspora që kanë kontribuar me shuma të ndryshme në xhirollogarinë e tyre. Gjithashtu falënderojnë mediumet shqiptare që bënë sensibilizimin e opinionit: Tv Koha – Tetovë, Tv Art - Tetovë,Tv 2 - Gostivar, MTV2, portalin studentor www.studentet.info, gazetën Koha,gazetën Bota Sot që del në diasporë dhe shumë individë , portale e faqe të ndryshme që e publikuan dhe e shpërndanë kërkesën e tyre në internet.
Një falënderim special bëhet për familjen Salihi dhe në veçanti për zonjën Ferdeze Salihi që ndërmjetësoi në të gjitha kontaktet me spitalin ,që gjatë dy muajve u përkujdes maksimalisht për mbarëvajtjen e qëndrimit në Zvicër dhe Gjermani dhe në të gjitha relatat me spitalin, e cila gjithashtu kishte dhënë ndihmesën kryesore në operacionin pararendës para 4 vitesh.


0 comments:

  © Blogger template 'TotuliPink' by Ourblogtemplates.com 2008

Back to TOP